Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Evropiani në karate nis të mërkurën, nënkampioni botëror garon të enjten

karate

Kosova do të paraqitet me 12 karateistë në Kampionatin Evropian që nis të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë.

Në ditën e parë të Evropianit do të parqiten Fortesa Orana, Benjamin Shabani, Vlera Qerimi, Jakup Ajdari, Elmedina Istogu dhe Betim Maliqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të enjten në tatami do të paraqitet nënkampioni i botës në kategorinë deri 60 kilogramë, Islam Selmani.

Krahas Selmanit, të enjten do të paraqiten edhe Mujë Krasniqi, Qëndresa Ibrahimi dhe Albulena Gërvalla.

Kosova në kata do të përfaqësohet nga Alma Loki dhe Blendi Salihu.

Evropiani përfundon të dielën me luftërat për medalje të artë.