Xhudistet e Kosovës i kanë fituar tri medalje në Kupën Evropiane për juniorë në Shkup.
Kjo garë për xhudistët deri në 21 vjet u mbajt të shtunën e të dielën.
Laurinë Gashi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kg.
Në të njëjtën kategori Sidorela Dodaj ishte e treta.
Medalje bronzi fitoi edhe Enise Zijade në kategorinë deri 57 kg.
Xhudistet kosovare kishin edhe vende të pesta e të shtata.