Boksieri i peshës së rëndë, Anthony Joshua, është kthyer në palestër pas aksidentit ku humbën jetën dy shokë të tij të ngushtë dhe një anëtar i ekipit.
Ish-kampioni botëror i peshës së rëndë, 36-vjeçari Joshua, pati lëndime të lehta në incidentin e 29 dhjetorit në Nigeri.
Sina Ghami dhe Latif Latz’ Ayodele vdiqën në makinën ku Joshua ishte pasagjer.
19 ditë pas aksidentit, Joshua postoi një video në rrjetin social “Snapchat” duke stërvitur, me mesazhin se ka nisur “terapinë e forcës mendore”.
Joshua e mposhti Jake Paulin në Miami më 19 dhjetor, dhjetë ditë para përplasjes me makinë, derisa ishte në pushime në Nigeri.