Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Kasapi ndalet në luftën e dytë, Fazliu garon nesër

Fationa Kasapi

Fationa Kasapi është ndalur në luftën e dytë në garën Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

Fationa garoi të premten në kategorinë deri 52 kilogramë. Në xhiron e parë e mposhti me Ippon austriaken Carina Klaus-Sternwieser. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë në xhiron e dytë pësoi me “Yuko” nga braziliania Gabriela Conceicao.

Lufta ishte e fortë, por në minutën e fundit braziliania realizoi aksion për “Yuko”. Dhe kohë për reagim më nuk kishte.

Të shtunën në kategorinë deri 63 kilogramë garon Laura Fazliu.

Ajo është bartësja e dytë në kategori, rrjedhimisht pretendente për medalje.