Luftarake

Usyku duhet të përballet me Kabayelin

Oleksander Usyk

Këshilli Botëror i Boksit (WBC) i ka dhënë ultimatum dy herë kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Oleksander Usykut, që të përballet me kampionin e përkohshëm të versionit WBC, Agit Kabayel, pasi ai në mënyrë vullnetare e mbrojti titullin. 

Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, e ka konfirmuar se i ka dhënë leje Usykut që në mënyrë vullnetare ta mbrojë titullin, por me kushtin që kampioni ukrainas të përballet me Kabayelin më pas. 
“Atij i është dhënë mundësia dhe më pas do të duhet të përballet me kampionin e ardhshëm të përkohshëm. Është vendim i tij”, ka thënë Sulaiman, shkruan “TalkSport”. 

Usyku nuk ka garuar që nga fitorja ndaj Daniel Dubois në luftën që zgjati pesë raunde në korrik të vitit 2025. Usyku e fitoi atë meç dhe u bë kampion i padiskutueshëm për herë të dytë në karrierë. 

Usyku refuzoi të përballej me Fabio Wardleyn pasi ai shprehu dëshirë të përballet me Deontay Wilderin, boksierin amerikan që mbante titullin e versionit WBC prej vitit 2015 deri në vitin 2020, kur u mposht nga Tyson Fury.