Luftarake

Xhoxhaj mbron titullin e kampionit evropian

Labinot Xhoxhaj

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kampionit evropian në EBU, në kategorinë e rëndë.

Ai fitoi me nokaut ndaj suedezit Pezhman Seifkhani në një meç të zhvilluar në Gjermani.

Tani Xhoxhajt i hapet rruga drejt një lufte për titull të kampionit të botës.

32-vjeçari ka 22 fitore në karrierën e tij. Ka edhe një humbje.

Xhoxhaj është kampion nga nëntori i vitit 2024.