Të shtunën në “Nëpër Film” fokusohemi te filmi kosovar me skenar e regji të Parta Kelmendit, “Era”, që u dha premierë vendore të mërkurën mbrëma në Prishtinë. Filmi bashkon shumë histori individuale në krye me Erën (Zana Berisha) dhe nëpërmjet disa familjeve e pak skenave kolektive nxjerr në ekran vitet kur shqiptarët përjetuan një epokë aparteidi.
Nga skena e Hollywoodit sjellim një material nga premiera e filmit “Anemone”, i cili e rikthen në ekran të madh aktorin e pensionuar, Daniel Day-Lewis. Regjinë e filmit që i takon zhanrit dramë psikologjike, e ka bërë djali 27-vjeçar i yllit të kinematografisë. Po ashtu sjellim informacione për projektet e ardhshme filmike si, “Mercy”, me aktorin Chris Pratt që e portretizon një detektiv të akuzuar nga një gjykatë e Inteligjencës Artificiale për vrasjen e gruas së tij, komedia “Playdate”, e cila vjen e mbushur me skena aksion dhe “Champagne Problems”, projekti i fundit i Netflixit që premton shumë momente të bukura romantike.
Ndiqeni edicionin e ri të emisionit “Nëpër Film”, të shtunën në ora 16:30!