Gjimnastja e famshme amerikane Simone Biles ka ndihmuar ekipin e SHBA-së drejt medaljes së artë olimpike në “Paris 2024” në garën ekipore.
Për Bilesin është medalja e pestë e artë olimpike, pas katër sa i fitoi në Rio de Janeiro në vitin 2016. Ajo fitoi edhe një të bronztë në Rio, dhe një të argjendtë e një të bronztë në “Tokio 2020”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBiles i quajti Lojërat Olimpike në Paris si garë rikthimi. SHBA-ja triumfoi të martën në konkurrencë të gjimnasteve dukshëm para Italisë e Brazilit.