Policia e Istrës në Kroaci njoftoi të hënën se gjatë javës së kaluar një shtetas 23-vjeçar nga Bosnjë-Hercegovina, e që raportohet të ishte serb, ka valëvitur flamurin e Republika Srpskas në ballkonin e një hoteli. Valëvitja e flamurit është bërë në sy të publikut, ndërsa është publikuar edhe videoja e atij momenti.
Kështu serbi ka shkaktuar trazirë publike dhe është dënuar, kanë njoftuar mediumet kroate.
Flamuri i Republika Srpskas është konfiskuar, ndërsa i riu është gjobitur për kundërvajtje. Ai po ashtu është dëbuar nga Republika e Kroacisë, kurse i është ndaluar hyrja për gjashtë muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë video shihen shumë të rinj në ballkonin e hotelit. Janë dëgjuar edhe këngë çetnike.