Gjykata në Hagë ka vendosur sërish të refuzojë kërkesën e mbrojtjes së kriminelit serb Ratko Mladiq për lirim të përkohshëm, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Në arsyetimin e vendimit për refuzim të kësaj kërkese thuhet se kujdesi mjekësor nga mjekë të kualifikuar nuk i mungon as në burg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kujdesi i tij aktual në spitalin e burgut mbështetet në vite trajtimi efektiv dhe të përshtatshëm të problemeve të tij të shumta dhe komplekse shëndetësore. Ai përfiton nga një regjim i jashtëzakonshëm vizitash, i cili lejon kontakt të shpeshtë me miqtë dhe familjen e tij, përfshirë mundësinë që anëtarët e familjes të jenë pranë tij gjatë momenteve të fundit të jetës. Për arsyet e lartpërmendura, dhe në përputhje me nenin 26 të Statutit, unë refuzoj Kërkesën”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.
Më 23 prill 2026, Mladić paraqiti kërkesën, duke kërkuar lirim të përkohshëm ose lirim të kushtëzuar të parakohshëm me arsyetimin se ai ndodhet në gjendje të pakthyeshme të përkeqësimit mjekësor si rezultat i incidentit mjekësor të 10 prillit 2026 dhe po i afrohet fundit të jetës dhe se një transferim mjekësor, qoftë edhe i përkohshëm, në një spital të specializuar në Serbi do të mundësonte monitorim të vazhdueshëm dhe ekzaminime përcjellëse, të cilat ai aktualisht nuk po i merr.
Në korrik të vitit 2025, kriminelit të luftës Ratko Mladiq i ishte refuzuar një kërkesë tjetër për lirim të parakohshëm. Vendimi u mor nga Mekanizmi Ndërkombëtar Ndihmës për Gjykatat Penale.
Krimineli Mladiq është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Mladiq u arrestua më 2011 në Serbi dhe më 2017 u dënua para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa vendimi ndaj tij u konfirmua më 2021. Ai ka qëndruar në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë për 15 vjet.