Rajon

Zjarri përfshin një objekt afarist në Ulqin

Zjarri përfshin një objekt afarist në Ulqin

Autoritetet në Ulqin të Malit të Zi janë duke punuar në shuarjen e një zjarr të madh që ka përfshirë një objekt afarist.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë. Ndërkaq, zyrtarët policorë e kanë bllokuar rrugën që çon drejt vendit të zjarrit.

Tymi i madh që ngrihet mbi objekt është i dukshëm nga të gjitha pjesët e qytetit.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, porse dëmet materiale konsiderohen të mëdha.