Reklama

Banka ProCredit lanson kalkulatorin e parë në Kosovë për matjen e emetimeve të CO₂ për klientët e biznesit

ProCredit

Një hap më shumë drejt zhvillimit të qëndrueshëm

Në një kohë ku ndryshimet klimatike paraqesin sfida të paprecedentë, dekarbonizimi është bërë qenësor për një rritje ekonomike të qëndrueshme. Me zbatimin e afërt të CBAM (Carbon Border Adjustment Mechanism) dhe me kërkesat gjithnjë në rritje nga  rregullore të reja në të gjithë Evropën, investimi në mjete për matjen dhe menaxhimin e emetimeve të CO nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri.

Ky rrugëtim drejt një ekonomie Net Zero është thelbësor për identitetin e Bankës ProCredit. Duke e njohur rëndësinë kritike të reduktimit të emetimeve të karbonit dhe në vazhdimësi të angazhimit për të mbështetur bizneset në këtë drejtim, ne jemi zotuar të reduktojmë emetimet e Fushëveprimit 1 dhe 2 me 42% deri në vitin 2030 (krahasuar me 2022), duke bërë të mundur arritjen e Net Zero deri në 2050. Po ashtu jemi zotuar të për t’u angazhuar në informim dhe bashkëpunim me 28% të klientëve tanë deri në vitin 2027.

Si hapi fillestar në rrugën drejt dekarbonizimit është matja e emetimeve të CO. Andaj ne jemi zotuar qe t’i mbështesim bizneset të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë tranzicion.

Ne si bankë kemi investuar në Kalkulatorin e parë të Emetimeve të CO në Kosovë, i cili u dedikohet Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMVM). Kështu, bizneset mund të arrijnë kursime të konsiderueshme në kosto përmes përmirësimit të efikasitetit, të arrijnë reduktime të ndjeshme të emetimeve, si dhe një fokus më të fortë në përgjegjësinë mjedisore, duke hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të gjelbër.

Ky aplikacion inovativ është i bazuar në GHG Protocol dhe udhëzimet e IPCC, më qëllimin të ofrojë një mjet praktik për matjen e saktë të emetimeve të karbonit të gjeneruara nga aktivitetet afariste dhe proceset e prodhimit të bizneseve. Kalkulatori ofron llogaritje të personalizuara për sektorë të ndryshëm, përfshirë:

  • Aktivitetet tregtare (transport, hotelieri, shërbime IT etj.),
  • Bujqësinë (kultivimi i bimëve dhe blegtoria),
  • Industrinë ushqimore,
  • Si dhe fusha të tjera të ekonomisë.

Përmes kalkulatorit, bizneset do të kenë mundësinë:

·         Llogarisin saktë emetimet e CO nga aktivitetet e biznesit

·         Identifikojnë burimet kryesore të emetimeve

·         Identifikojnë mundësitë për përmirësimin e praktikave të biznesit

·         Të gjenerojnë raporte të detajuara të emetimet e CO2

Kalkulo emetimet tani, këtu.

Platforma është online dhe e hapur për çdo biznes në Kosovë. 

Përdorimi i kalkulatorit është plotësisht falas, si një formë mbështetjeje jo-financiare e ofruar nga Banka ProCredit për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin privat.

Kalkulatori gjeneron raporte të detajuara mbi emetimet si në format ueb, ashtu edhe në PDF që përputhen me rregulloret relevante mjedisore. Këto raporte mund të përdoren për lehtësimin e aplikimeve për kredi ose për raportim ndaj kontraktorëve që kërkojnë përputhshmëri me kërkesat ESG ( Mjedisi, Shoqëria dhe Qeverisja).

Banka ProCredit mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje institucionale dhe teknike për NMVM-të, duke i fuqizuar ato që të jenë pjesëmarrëse aktive në procesin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

 

*Artikull i sponsorzuar