IPKO, operatori kryesor i telekomunikacionit në Kosovë, prezanton pakot e reja TIP, një ofertë fleksibile dhe e fuqishme, e krijuar posaçërisht për përdoruesit me parapagim. Këto pako janë konceptuar për t’iu përshtatur stileve dhe nevojave të ndryshme të komunikimit, duke sjellë më shumë kontroll, zgjedhje dhe vlerë për secilin përdorues.
Pakot TIP ofrojnë kombinime të balancuara të minutave, SMS-ve dhe internetit, të vlefshme për komunikim me të gjithë operatorët në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke mundësuar qëndrueshmëri dhe lidhje të vazhdueshme, kudo dhe në çdo kohë.
Përmbajtja e pakove TIP:
- TIP Mini: 200 minuta, 100 SMS dhe 3+3 GB internet falas, për vetëm 4.99 €
- TIP Super: 300 minuta, 100 SMS dhe 8+8 GB internet falas, për vetëm 6.99 €
- TIP Max: 500 minuta, 100 SMS dhe 15+15 GB internet falas, për vetëm 12.99 €
Si pjesë e ofertës së lansimit, përdoruesit përfitojnë internet falas për tre aktivizimet e para, duke shtuar vlerë që në fillim të përdorimit.
“Pakot TIP janë një hap kyç në strategjinë tonë për të ofruar fleksibilitet të plotë, më shumë zgjedhje dhe kontroll për përdoruesit, duke u mundësuar atyre të personalizojnë përvojën mobile sipas nevojave të tyre,” – theksoi Afrika Zyferi – Udhëheqëse e Komunikimit në IPKO.
Bashkëpunimi i IPKO-s me superyllin ndërkombëtar Era Istrefi, vjen në këtë fushatë si një vazhdimësi e natyrshme e vlerave që përfaqësojnë pakot TIP. Me prezencën e saj unike, qëndrimin ‘bold’ dhe identitetin e saj të fortë, Era përfaqëson shpirtin e brezit të ri dhe është një zë i fuqishëm i vetëbesimit, lirisë dhe lidhjeve pa kufij, vlera që TIP synon të përcjellë në çdo ofertë.
Pakot TIP janë tashmë në dispozicion dhe mund të aktivizohen menjëherë përmes kodeve të thjeshta. Për më shumë detaje mbi mënyrën e aktivizimit dhe përmbajtjen e ofertës, vizitoni www.ipko.com.
IPKO vazhdon të qëndrojë në krye të inovacionit në tregun e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar produkte dhe shërbime që përmbushin pritshmëritë e klientëve dhe i sjellin ata më pranë një përvoje digjitale moderne, të thjeshtë dhe gjithëpërfshirëse.