Reklama

MC Kresha & Lyrical Son dhe Red Bull Symphonic një bashkëpunim që nuk duhet humbur!

Red Bull Symphonic

Red Bull Symphonic do të mbahet për herë të parë në Kosovë më 2 korrik 2025, në ambientet e AMC Hall në Prishtinë. Dy prej emrave më të njohur të hip-hopit kosovar, MC Kresha dhe Lyrical Son, do të performojnë për herë të parë së bashku me Orkestrën Simfonike të Red Bull Kosova.

Ky bashkëpunim i veçantë risjell hitet më të njohura të artistëve në një interpretim krejtësisht të ri, ku ritmi i hip-hopit bashkohet me tingujt e orkestrës simfonike.

Red Bull Symphonic është një format ndërkombëtar, i realizuar më parë në metropole të mëdha si Berlini, Londra, Los Angeles, Paris, Melbourne, Cape Town, São Paulo, me pjesëmarrjen e disa prej artistëve më të njohur botërisht. Tani, për herë të parë, edhe Prishtina do të ketë nderin të jetë pjesë e kësaj serie koncertesh ikonike që ndërthurin kultura dhe stile muzikore.

Data dhe vendi:

2 korrik 2025 – AMC Hall, Prishtinë

Biletat:

Të disponueshme online në këtë link:
https://www.redbull.com/int-en/events/red-bull-symphonic-kosovo

Numri i biletave është i kufizuar, andaj siguro vendin tënd për një nga ngjarjet më unike
muzikore të këtij viti!