Reklama

“Njoftim për fillimin e likuidimit – NP Bar Bilje dhe KZB Bashkimi”

AKP

NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJES PRN214

"Agrokosova Commerce" Export Import, Aseti në Prishtinë

Në bazë të nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe nenit 7 të Shtojcës të këtij ligji, NJOFTOHENI se Likuidimi i Ndërmarrjes së lartpërmendur ka filluar me datë 8 nëntor 2024 në bazë të vendimit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të datës 30 tetor 2024.

Çdo person i cili pretendon se ka të drejtë kërkese dhe/apo interesi ndaj kësaj ndërmarrjeje apo aseti të ndërmarrjes duhet të parashtrojë Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit sipas nenit 7 dhe nenit 23 të Shtojcës të Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në.

Afati për parashtrimin e kërkesave kreditore fillon me datë 15 nëntor 2024 dhe përfundon me datë 30 dhjetor 2024 në orën 16:00.

Ftoheni që të parashtroni Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit pavarësisht nëse më herët mund ta keni informuar Agjencinë Kosovare të Privatizmit apo pararendësin e saj. Nëse nuk parashtroni Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit brenda afatit kohor të lartë cekur, pretendimet tuaja do të refuzohen si të papranueshme bazuar në nenin 35 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në. Mosdorëzimi i dokumentacionit në mbështetje së kërkesës tuaj apo mosplotësimi i rregullt i formularëve, gjithashtu do të rezultojë në refuzimin e pretendimeve tuaja.

Formularët për Dëshminë e Kërkesës si dhe Dëshminë e Interesit mund të merren në të gjitha zyrat e AKPsë dhe duhet të dorëzohen në Zyrën Rajonale të AKP-së çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në adresën si më poshtë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Zyra Rajonale në Prishtinë

Rr. Dritan Hoxha, nr. 55, Lakrishtë

10 000, Prishtinë

Telefoni: +383 (38) 500 400

Fax: +381 (38) 248 076

Formularët për parashtrim të Dëshmisë së Kërkesës dhe Dëshmisë së Interesit gjithashtu mund të shkarkohen edhe nga faqja e internetit të AKP-së në adresën www.pak-ks.org. Për udhëzime se si të plotësohen dhe dorëzohen këta formularë referohuni tek seksioni “Formularët-Udhëzime për plotësim”. Formularët e dorëzuar përmes postës elektronike nuk do të pranohen.

Artikull i sponsorizuar