Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa “shumë më të larta” deri më 4 korrik, nëse blloku nuk i ul tarifat ndaj SHBA-së në zero.
Pas një telefonate me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trumpi ka thënë se kishte rënë dakord t’i jepte kohë deri në “250-vjetorin e vendit tonë, ose përndryshe tarifat e tyre do të rriteshin menjëherë në nivele shumë më të larta”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, von der Leyen deklaroi se blloku po bën “progres të mirë drejt uljes së tarifave” përpara afatit të vendosur nga Trumpi, raportoi BBC.
Vetëm disa orë pas kërcënimit, një gjykatë amerikane vendosi se tarifat e fundit globale prej 10% të Trumpit nuk ishin të justifikuara sipas ligjit tregtar amerikan, gjë që mund të hapë rrugën për sfida të tjera ligjore në të ardhmen.
Një marrëveshje tregtare ishte arritur mes von der Leyenit dhe Trumpit në korrik të vitit të kaluar, por përparimi për zbatimin e saj hasi në pengesa të mërkurën, pasi bisedimet mes ligjvënësve dhe qeverive të BE-së përfunduan pa marrëveshje.
“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar, nga të dyja palët, për zbatimin e saj”, shkroi von der Leyen në platformën X të enjten.
Trump më parë kishte kërcënuar me tarifa prej 30% për mallrat evropiane.
Marrëveshja mori miratim të kushtëzuar nga Parlamenti Evropian në mars, kur shumica e eurodeputetëve mbështetën legjislacionin për zbatimin e saj, por shtuan disa masa mbrojtëse për të siguruar që SHBA-ja do ta respektonte pjesën e saj të marrëveshjes.
Parlamentarët votuan se do të pranonin tarifat zero për mallrat amerikane vetëm nëse produktet evropiane të prodhuara me çelik dhe alumin do të përjashtoheshin nga tarifa globale prej 50% e Trumpit për këto produkte.
Pavarësisht progresit në Parlament, marrëveshja kërkon gjithashtu miratimin e 27 shteteve anëtare të BE-së.