Autoritetet në New Mexico kanë lëshuar urdhërarrest për aktorin amerikan Timothy Busfield, që të përballet me akuzat për abuzim seksual të fëmijëve.
Hetuesit në departamentin policor në Albuquerque kanë dorëzuar dosjen, që pretendon se Busfield ka prekur një fëmijë në mënyrë jo të duhur.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë serisë “The Cleaning Lady”, në të cilën Busfield ishte regjisor dhe aktor.
Fëmija kishte qenë vetëm 7 vjeç kur kishte ndodhur rasti i pretenduar. Sipas akuzës, Busfield e ka prekur 3-4 herë. E të njëjtin fëmijë, Busfield akuzohet se e ka prekur në disa raste edhe kur ai u bë 8 vjeç.
Nëna e fëmijës e ka raportuar rastin te Shërbimet për Mbrojtjen e Fëmijëve. Sipas ankesës, rasti ka ndodhur në periudhën nëntor 2022-pranverë 2024.
Pala e aktorit ende s’ka komentuar akuzën.
Busfield është i njohur për paraqitjet në “The West Wing”, “Field of Dreams” dhe “Thirtysomething” me të cilën fitoi një çmimi Emmy për aktorin dytësor në serinë e vitit 1991.