Aktorja, Amy Adams, ka treguar arsyen pse vendosi të largohej nga Instagrami dhe të mos publikojë më në rrjetet sociale.
51 vjeçja, e nominuar disa herë për çmim “Oscar”, nuk ka bërë asnjë postim në Instagram që nga viti 2021, pasi sipas saj, përdorimi i platformës nuk ndihej natyral.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk më dukej diçka organike. Në fakt, më mërziste”, ka thënë ajo për S Magazine.
Adams ka shpjeguar se është shumë e lidhur me rutinën e saj të përditshme dhe nuk e sheh veten si person që ndan vazhdimisht momente online.
“Jam njeri që funksionoj me rutina. Shkoj gjithmonë në të njëjtat vende. Jeta ime është shumë e qetë dhe do të më duhej të kërkoja me zor diçka për të postuar jashtë punës”, ka thënë aktorja.
Ylli i Hollywoodit ka treguar gjithashtu se fakti që fama i erdhi më vonë në jetë e ndihmoi të qëndronte larg presioneve që sjell popullariteti i menjëhershëm.
Ajo mori rolin e saj të parë të madh në filmin “Junebug” në vitin 2005, kur ishte 31 vjeçe.
“Mendoj se kur karriera ime filloi të bëhej më e madhe dhe më publike, unë tashmë isha në të tridhjetat. Kisha bashkëshortin tim dhe grupin tim të miqve. Thjesht vazhdova të jetoj jetën time”, ka thënë ajo.
Adams ka treguar se sot ndihet më e qetë dhe më e lumtur se kurrë më parë.
“Ndihem më e relaksuar se kurrë. Ndihem më e balancuar. Besoj se një pjesë e kësaj vjen sepse shikoj pas me mirënjohje për gjithçka që kam arritur dhe shoh përpara me entuziazëm për atë që më pret”, ka thënë ajo.
Aktorja ka pranuar gjithashtu se në fillimet e karrierës në Hollywood ishte shumë e pasigurt dhe e ndjeshme emocionalisht.
“Në atë kohë isha shumë naive dhe kisha frikë të tregoja anët më të errëta apo më reale të përvojës njerëzore. Do të ndihesha shumë e pambrojtur dhe e ekspozuar”, ka thënë ajo për Variety.
Adams ka thënë se tash se i pëlqen të punojë me gjeneratën e re të aktorëve dhe aktoreve, sidomos me Jenna Ortegan, kolegen e saj në adaptimin filmik të “Klara and the Sun”, me regji të regjisorit të famshëm, Taika Waititi, bashkëshortit të shqiptares me famë botërore, Rita Ora.
“Mësoj shumë nga vajzat e reja me të cilat punoj. Ndonjëherë mendoj se mësoj më shumë prej tyre sesa ato prej meje. Madje harroj ndonjëherë që nuk jam në moshën e tyre. I them vetes: ‘Amy, ti je 50 vjeçe, nuk mund të rrish me ritmin e tyre!’”, ka thënë ajo me humor.