Showbiz

Amy Schumer ndërmerr një hap tjetër interesant pas humbjes së peshës

Amy Schumer

Aktorja Amy Schumer e ka nisur nga fillimi profilin e saj në rrjetin social, Instagram.

Komedianja 44-vjeçare ka fshirë të gjitha fotot e mëparshme të saj dhe ka publikuar një të martën më 11 nëntor.

Fotografia shpërfaqë dukjen e re të yllit.

“Sonte dola nga shtëpia. Po ndihem mirë dhe e lumtur. I fshiva fotografitë e mija të vjetra për asnjë arsye”, ka thënë ajo.

Disa orë para se të bënte deklarimin, ajo postoi një fotografi në storjen e saj në Instagram. “Fotografia ime e parë. Do t’i fshijë të gjitha, sepse pse jo”.

Schumer ka folur hapur për rrugën drejt humbjes së peshës duke treguar edhe për përvojën e tmerrshme me Ozempicun.

“Provova Ozempic pothuajse tre vjet më parë dhe ishte e shtrirë në shtrat. Vjellja dhe nuk kisha energji. Por njerëzit e tjerë e marrin dhe të gjithë janë mirë”, ka shkruar ajo.

Muaj më vonë, në mars, ajo foli hapur rreth marrjes së një kombinimi ilaçesh që dha rezultate të mira për endometriozën dhe simptomat e perimenopauzës.

Tre vjet pasi e ka provuar Ozempicun, ka provuar edhe ilaçe të tjera. Në mars të vitit 2025, Schumer ka publikuar një video në Instagram duke folur për herën e dytë që ka përdorur ilaçe, derisa kishte deklaruar se ka pasur eksperiencë “të shkëlqyer”.

Më vonë kur Schumer publikisht ndau diagnozën e saj personale me sindromin Cushing (çrregullim kur trupi prodhon më shumë nga hormoni kortizol gjatë një periudhe të gjatë kohore. Kortizoli është hormoni i stresit). Ajo kishte deklaruar se do të avokonte për shëndetin e grave.

Amy Schumer deletes her old Instagram photos for no reason