Këngëtari nga Puerto Rico, Bad Bunny, do të ngjitet në skenën më të madhe të futbollit amerikan.
Muzikanti i cili së fundmi ka bërë histori në Puerto Rico, është përzgjedhur të jetë përformues në “Super Bowl LX”, spektakël që mbahet në kohën e pauzës ndërmjet ndeshjes së futbollit amerikan, ka raportuar CNN.
“Ajo që po ndiej shkon përtej vetes time. Është për ata që kanë punuar shumë para meje në mënyrë që unë të jem sot këto ku jam. Kjo është për njerëzit e mi, kulturën time dhe historinë tonë”, ka thënë Bad Bunny në deklaratën e tij në kuadër të Ligës së Futbollit Amerikan, (NFL), ndërkohë që ka dhënë lajmin për performancën.
“Super Bowl” do të mbahet në stadiumin Levi’s në Santa Clara të Kalifornisë, më 8 shkurt të vitit 2026.
Kjo është diçka tejet domethënëse për fituesin tri çmimeve “Grammy” pasi ai së fundmi ka arritur momentet më kulminante të karrierës me koncertet që ka mbajtur në Puerto Rico, një nga të cilët është transmetuar në platformën Amazon.
Që kur filluan këto koncerte, Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio, ka ndihmuar grumbullimin e qindra miliona dollarëve për vendlindjen e tij.
“Ajo që ka bërë e vazhdon ta bëj Benito për Puerto Ricon është me të vërtetë inspiruese. Jemi të nderuar ta kemi në skenën më të madhe botërore”, ka thënë reperi i mirënjohur Jay-Z, themelues i “Roc Nation”, labelit që bashkëpunon me NFL dhe “Apple Music” për prodhimin e spektaklit “Super Bowl”.
Presidenti i “Apple Music”, Oliver Schusser, Bad Bunnyn e ka quajtur “meteorik” dhe e ka vlerësuar lartë rolin e tij në kulturën latine.
“Muzika e tij jo vetëm që ka thyer rekorde, por ka ngritur muzikën latine në qendër të kulturës pop”, ka thënë Schusser në deklaratën që ka bërë në kuadër të NFL.
Pjesëmarrja në “Super Bowl” do ta zgjerojë edhe më shumë suksesin e artistit.
Reperi Kendrick Lamar është artisti i fundit që ka marrë pjesë në “Super Bowl”. Performanca e tij është bërë më e shikuara në historinë e spektaklit, ka marrë katër nominime për çmimin “Emmy” dhe ka fituar çmimin për “Drejtim të Jashtëzakonshëm Muzikor”, sipas NFL.
Bad Bunny do të shkojë në turne botëror në muajin nëntor. Ai ka qenë mjaft i zëshëm rreth çështjes së koncertet e tij në SHBA do të mund të pengohen nga autoritet e imigracionit atje.