Aktori Ben Affleck ka treguar se djali i tij 13-vjeçar, Samuel, dëshironte një palë atlete nga brendi i njohur “Dior” në versionin “Air Force 1”, por nuk ishte i gatshëm të bënte punë shtëpie për t’i paguar, pasi çmimi i tyre arrin vlerën e 6000 dollarëve.
Në një intervistë për Access Hollywood gjatë festivalit SXSW, aktori 51-vjeçar ka thënë me humor se kjo ndodh kur i thua dikujt që të bëjë punë pak më të zorshme.
VIDEO:
“Kjo është ajo që ndodh kur i thua dikujt se duhet të kositë barin. Papritur, nuk i duhen më ato këpucë!”, ka thënë Affleck.
Aktori u pa javën e kaluar në konventën e atleteve “Got Sole” me Samuelin, ku u habit nga çmimi i lartë i modelit të rrallë “Air Force 1”, të cilat fillimisht u shitën për 2,000 dollarë në vitin 2020, por tani kushtojnë deri në 6,000 dollarë.
“I thashë: ‘Bir, ti nuk ke nevojë për këpucë mijëra dollarëshe’. Ai ma ktheu: ‘Por ne i kemi paratë.’ Dhe unë i them: ‘Unë i kam paratë, ti jo’”, ka thënë Affleck ma shaka.

Në një video nga ngjarja, Affleck gjithashtu vuri në dyshim shijen e Samuelit për atlete.
“Të pëlqejnë sepse janë të shtrenjta”, i ka thënë ai djalit, ndërsa Samuel i përgjigjet "jo, ato janë të mira! Gjithmonë kam thënë se duken mirë!”.
Aktori qesh dhe i thotë se do t’i duhej të kositë shumë bar për ato këpucë!
Affleck dhe Samueli u larguan nga ngjarja me disa çanta me atlete, por nuk është e qartë nëse blen modelin “Air Force 1” nga brendi “Dior”, pati raportuar ENews.
VIDEO:
Affleck ka tre fëmijë, Samuelin, si dhe dy vajzat Violet, 19 vjeçe, dhe Seraphina, 16 vjeçe, nga martesa e tij me aktoren Jennifer Garner. Ata vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë si prindër, edhe pse sipas burimeve të Page Six, Affleck “do të dëshironte një tjetër mundësi” për t’u ribashkuar me Garner.
Kohët e fundit, dyshja u panë së bashku në një park paintball-i, ku Affleck u fotografua duke e mbajtur Garnerin për beli. Megjithatë, sipas Page Six, aktorja është e lumtur me të dashurin e saj aktual, biznesmenin, John Miller, me të cilin është në lidhje prej vitit 2018.
Ndërkohë, Affleck e ka finalizuar divorcin nga artistja Jennifer Lopez në muajin janar, dhe burimet kanë thënë se ai gjatë viteve të fundit ka qenë “më i lumtur se kurrë”.
LEXO EDHE: