Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Billie Eilish beson se fansat e saj janë më të rëndësishëm se vet ajo

Billie Eilish

Billie Eilish

Foto: Associated Press

Këngëtarja, Billie Eilish, ka deklaruar se fansat e saj janë “më të rëndësishëm” se ajo vetë, gjatë premierës së filmit të saj me koncerte “Hit Me Hard and Soft: The Tour” (Live në 3D) në Londër.

Këngëtarja e hitit “Bad Guy” ka folur për lidhjen e fortë që ka me ndjekësit e saj, duke theksuar se roli i tyre në film është po aq i rëndësishëm sa i saj, madje edhe më shumë, ka raportuar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë dua gjithçka që ka të bëjë me fansat. Lidhja që kam me ta është thelbi për mua dhe arsyeja e vetme pse më pëlqen të bëj turne dhe të performoj. Jam shumë e lumtur që arritëm ta kapnim këtë në film. Ata janë po aq të rëndësishëm sa unë, ndoshta edhe më shumë për mua, dhe ndihem shumë mirënjohëse”, ka thënë ajo para premierës.

Filmi është xhiruar gjatë koncerteve në Manchester, në kuadër të turneut të saj “Hit Me Hard and Soft”, i cili nisi në muajin shtator të vitit 2024 dhe përfundoi në muajin nëntor të vitit 2025. Ajo ka theksuar se publiku në këtë qytet ishte ndër të preferuarit e saj.

“Publiku në Manchester ka qenë ndër më të dashurit për mua … e dua shumë këtë qytet”, ka thënë ajo në një deklaratë për BBC.

Filmi, bashkë me Eilishin, është drejtuar nga James Cameron, i njohur për filma si “Titanic”, i cili shpjegoi pse vendosi ta përfshijë këngëtaren jo vetëm si protagoniste, por edhe si bashkëregjisore.

“Fillova ta admiroj dhe respektoj përkushtimin e saj si artiste. Jo vetëm për të krijuar muzikë të bukur, por edhe për të qenë një performuese e jashtëzakonshme. Ajo ishte në fakt arkitektja dhe forca kryesore kreative e shfaqjes së saj. E kishte konceptuar që të ishte në qendër të publikut dhe të performonte në të gjitha drejtimet. Është e jashtëzakonshme: ajo vrapon nga njëra anë e skenës në tjetrën, është kudo dhe mënyra si lidhet me publikun është fenomenale… dhe kjo më bëri të mendoj që duhet ta bashkëdrejtonim këtë film”, ka thënë ai në një intervistë për revistën ELLE.