Superylli i muzikës, Billie Eilish, dhe regjisori legjendar, James Cameron, kanë bashkuar forcat për një film të ri në 3D, i cili dokumenton performancat e Eilish në Manchester gjatë vitit të kaluar, ka raportuar BBC.
Cameron, i njohur për filmat” Titanic” dhe “Avatar”, e ka filmuar artisten për katër net në arenën Co-op Live, gjatë turneut të saj “Hit Me Hard And Soft”, më i madhi në karrierën e saj deri tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultati është një përvojë intensive dhe emocionale, një “letër dashurie” për fansat e saj, të cilët shpesh shihen duke qarë nga emocionet.
“Fansat në Manchester janë ndër më të preferuarit e mi ndonjëherë… e dua pa masë Manchesterin”, ka thënë Eilish në premierën e filmit në Londër.
Shumë prej tyre udhëtuan deri në Londër për premierën në Leicester Square, duke mbushur rrugët dhe ballkonet vetëm për ta parë nga afër.
“Këtë nuk e bënë për mua!”, ka thënë Cameron me shaka, teksa turma shpërtheu në britma kur ajo mbërriti.
Për Eilishin, 24 vjeçe dhe Cameronin, 71 vjeç, ky projekt është diçka krejt e re. Ideja erdhi nga bashkëshortja e tij, Suzy Amis Cameron, e cila njeh nënën e Eilish, Maggie Baird, përmes angazhimit të tyre në çështje mjedisore.

“Vetë James Cameron më dërgoi një email duke më pyetur: ‘A do të ishe e interesuar të bëjmë një film 3D nga koncerti yt?’. Nuk e kisha menduar kurrë diçka të tillë, ishte një ide e jashtëzakonshme”, ka treguar Eilish.
Filmi përdor teknologji të re me kamera të vogla 3D, që afrohen shumë pranë artistes gjatë performancës.
Në momentet më energjike, kur ajo vrapon nga një skaj i skenës në tjetrin, kameramanët kanë pasur një sfidë të vërtetë për ta ndjekur.
“I thashë: ‘Billie, nëse të pengon, thjesht godite!’, dhe ajo e bëri!”, ka thënë Cameron me humor.
Në këtë film, fansat nuk janë thjesht spektatorë, ata janë pjesë e tregimit.
Edhe në premierë, disa prej tyre mezi flisnin nga emocionet.
“Kjo është dita më e lumtur e jetës sime”, ka thënë një fanse.
Gjatë filmit, shumë fansa tregojnë se si muzika e Eilish i ka bërë të ndihen të pranuar, të sigurt dhe të kuptuar sidomos në periudha të vështira të jetës.
Vetë Eilish shihet duke komunikuar vazhdimisht me ta, duke përshëndetur nga dritaret, duke bërë foto dhe duke dhënë autografe.
“Dua të jem artistja që do ta doja si fanse”, ka thënë ajo në film, ndërsa tregon duart e saj të gërvishtura nga kontakti me publikun.

Sipas Cameron, filmi mund të jetë edhe më i veçantë se një koncert live.
“Mund t’ju çojmë në vende ku nuk mund të jeni fizikisht, dhe gjithashtu ju tregojmë prapaskenat, përgatitjet, ushtrimet vokale, grimin”, ka treguar ai.
Megjithatë, ai ka theksuar se filmat 3D nuk do të bëhen domosdoshmërisht standard i ri, por janë një kujtesë e rëndësishme.
“Performanca reale muzikore ka vlerë të madhe, sidomos në epokën e inteligjencës artificiale, kur nuk je gjithmonë i sigurt se çka është reale”, ka thënë regjisori.
Eilish ka folur edhe për momentin e saj viral me këngëtarin e mirënjohur, Justin Bieber, që ka ndodhur në festivalin “Coachella”.
Në skenë, Bieber e ka ftuar dhe i këndoi këngën “One Less Lonely Girl”, një moment shumë emocional për të.
“Ishte diçka shumë e shenjtë për mua, e vështirë për t’u përshkruar”, ka thënë ajo.
Gjithçka ishte organizuar nga bashkëshortja e tij, Hailey Bieber.
“E dua shumë Haileyn… dhe Justin është idhulli im që nga fëmijëria”, ka thënë ajo.
Kur u pyet për albumin e saj të katërt, Eilish nuk dha shumë detaje. Me një buzëqeshje lozonjare, ajo u përgjigj thjesht “Nuk e di… do ta shohim”.