Ylli i rokut, Jon Bon Jovi, ka folur së fundmi për martesën e tij, derisa ka treguar disa detaje nga mbijetesa e saj 34-vjeçare.
Këngëtari amerikan ka rrëfyer për The Independent se i ka tejkaluar vijat disa herë gjatë jetës martesore me të dashurën e tij nga shkolla e mesme, Dorothea Hurley.
“Këto janë të gjitha klishetë e mrekullueshme të yjeve të rock-ut”, tha ai për në një intervistë për gazetën britanike.
“Ka të bëjë me mos të gënjyerit kurrë se ke qenë një shenjtor, por të mos jesh aq budalla sa ta shkatërrosh jetën në shtëpi po ashtu”, ka shtuar ai.
Artisti 62 vjeç, pranoi se martesa e tyre ka zgjatur kaq gjatë për shkak të durimit të gruas së tij dhe tolerancës ndaj pabesisë së tij gjatë viteve.
Ai shpjegoi gjithashtu se ata kanë "një shoqëri të ndërsjellë admirimi dhe me fat që janë rritur së bashku".
Bon Jovi shprehu keqardhjen e tij të thellë për aferat e tij të shumta, të cilat i ka përshkruar në këngën e tij hit të vitit 1993, "Bed of Roses".
Këngëtari i "Livin' on a Prayer" u martua me Hurley, 61 vjeç, në Las Vegas në vitin 1989.
Ata kanë bashkë katër fëmijë: djemtë Jesse, 29 vjeç, Jake, 21, dhe Romeo, 20, dhe vajzën Stephanie, 30 vjeç.
Ashtu si babai i tij, djali Jake Bongiovi gjithashtu gjeti dashurinë në moshë të re me Millie Bobby Brown.
Ai dhe aktorja e "Stranger Things", 20 vjeç, u fejuan në prill të vitit 2023 dhe janë të zënë me planifikimin e dasmës së tyre.
Bon Jovi reagoi ndaj shqetësimeve që djali i tij propozoi martesë në një moshë kaq të re majin e kaluar, duke thënë në emisionin "Andy Cohen Live" të SiriusXM se mosha është vetëm një numër.
