Showbiz

Brooklyn Beckham injoron thashethemet

Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham

Foto: Associated Press

Brooklyn Beckham ka thënë se nuk shqetësohet për thashethemet që qarkullojnë rreth tij dhe se është mirënjohës për mbështetjen që i jep gruaja e tij, Nicola Peltz Beckham.

Shefi i kuzhinës, 26-vjeçar, për të cilin raportohet se është larguar nga prindërit e tij të famshëm, David dhe Victoria Beckham, ka deklaruar se kurrë nuk u kushton rëndësi zërave negativë.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra negative, por unë kam një grua shumë mbështetëse. Unë dhe ajo, thjesht bëjmë gjërat tona, ulim kokën dhe punojmë. Dhe jemi të lumtur”, ka thënë ai për Daily Mail gjatë ndeshjes Ryder Cup Celebrity All-Star në New York.

Ai ka shtuar se shpesh përballet me kritika.

“Të gjithë gjithmonë do të thonë gjëra të kota. Unë thjesht përpiqem të luaj golf me disa miq. Është qejf i madh”, ka thënë ai.

Brooklyn ka zbuluar se nuk e kishte në plan të qëndronte në qytet për ndeshjen e ekipit të babait të tij, Inter Miami, që luante kundër New York City FC, sepse duhej të kthehej në Los Angeles te Nicola.

“Duhet të kthehem. E lashë gruan time vetëm me katër qentë tanë, ndaj duhet të kthehem ta ndihmoj dhe të rikthehem në punë”, ka thënë ai.

Në turneun e golfit, ai bëri ekip me ish-yllin e NBA-së Toni Kukoc kundër aktorit, Colin Jost, dhe ish-yllin e NFL-së, Eli Manning.

Ani pse skuadra e tij u mund rëndë, Brooklyn ka thënë se përvoja ishte e paharrueshme.

“Më dukej sikur nuk më pëlqenin fare, por ishte e mrekullueshme. Më tallën pak, por e prisja, duke qenë në New York, duke luajtur kundër Elit, ata thjesht qeshnin. Por nuk ka problem, unë po argëtohesha. Bëra më të mirën time. Ishte thjesht kënaqësi e madhe”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se përvoja ishte edhe sfiduese.

“Ishte me të vërtetë stresuese… por ishte eksperiencë shumë e bukur, nuk mund të thoja jo. Ishte e mahnitshme”, ka thënë ai.

Brooklyn dhe Nicola u martuan në vitin 2022 dhe në gusht të këtij viti rinovuan vargjet e betimeve martesore në një ceremoni intime, ku mungoi familja e tij. Në muajin prill, ata festuan trevjetorin e martesës, dhe Brooklyn u shpreh se ndjenjat e tij për gruan vetëm sa forcohen me kalimin e kohës.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë dashurohem me të. Nicola është shpirti dhe mbështetja ime. Më bën njeri më të mirë dhe s’mund të kërkoja një partnere më të mirë”, kishte shkruar ai në dedikim bashkë me buqetën e trëndafilave rozë që ia kishte dhuruar.

Brookluy Beckham dhe Nicola Peltz Beckham