Showbiz

“Puthjet i kam vetëm për Duan” – postimi që hutoi adhuruesit e çiftit Dua dhe Callum Turner

dua lipa dhe callum turner

Dua Lipa dhe Callum turner

Spekulimet që së fundmi janë shpërndarë në rrjete sociale, se i fejuari i shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, aktori Callum Turner,  ka thënë se “puthjet i kam te rezervuara vetëm për Duan”, janë të rreme.

Kjo filloi nga një postim në rrjetin social X, ish-Twitter, që nuk e ka bërë aktori.

Një perdorues i këtij rrjeti social me emrin, Stride, ka shkruar se aktori po kërkon role ku nuk përfshihen puthjet.

“Callum Turner ka thënë për Variety se po kërkon role ku nuk përfshihen puthjet. “Ani pse e kam punë, puthjet i kom vetëm për Duan”, thuhet në postim.

Por, po i njëjti përdorues ka shkruar se këtë postim nuk e ka konfirmuar, vetëm e ka e ka shkruar duke mos menduar se do të bëhej viral.

Pra, aktori Turner nuk e ka thënë këtë asnjëherë. 

Përdoruesi ka qartësuar se e ka bërë postimin si inspirim nga deklaratat e aktorit George Clooney.

Ditë më parë, Cloony ka thënë se nuk dëshiron më të puthet me vajza nëpër filma.
George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma, shkruan KOHA.net