Reperja Cardi B ka ndryshuar mendje për ndërhyrjen kirurgjikale për zvogëlimin e të pasmeve, duke thënë se tani ndihet më e sigurt me trupin e saj.
33-vjeçja, e cila ka katër fëmijë, Kulture, 7 vjeç, Wave, 4 vjeç, Blossom, 18 muajshe, me ish-bashkëshortin, reperin, Offset, si dhe një djalë katër muajsh me sportistin Stefon Diggs, ka pranuar se kishte menduar për operacionin, por nuk ka pasur kohë ta realizojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj kohe, ajo ka thënë se ka fituar më shumë vetëbesim, ka shkruar FemaleFirst.
“Po, e kam thënë më parë, por nuk do ta bëj. Doja vetëm të zvogëloja pak të pasmet, por nuk kam kohë për këtë. Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe me gjithçka. Kam shumë celulit, ndoshta për shkak të moshës apo sepse kam katër fëmijë, por ndihem shumë mirë. Duket perfekte, por në fakt nuk është, dhe kjo është në rregull. Po i dua papërsosmëritë e mia dhe ndihem shumë mirë me veten”, ka thënë ajo në një intervistë në emisionin Today with Jenna & Friends.
VIDEO:
Ajo gjithashtu ka treguar se koha po i kalon shumë shpejt, sidomos pas lindjes së fundit.
“Më duket sikur kam lindur para një viti, dhe pastaj them: ‘Prit, kam lindur vetëm katër muaj më parë!’ sepse kam bërë kaq shumë gjëra ndërkohë”, ka thënë ajo.
Më herët, revista XXL Magazine pati publikuar një video ku Cardi B fliste me këngëtaren Kehlani për planet e saj për të udhëtuar në Kolumbi për ndërhyrje estetike.
“Do ta zvogëloj pak. Pas këtij turneu nuk dua të dëgjoj askënd për tre muaj. Do të shkoj në Kolumbi. Mos më kontaktoni fare. Do ta heq këtë të pasme!”, pati thënë ajo.
Megjithatë, edhe më herët ajo kishte pranuar se do të dëshironte që të pasmet e saj të ishin më të vogla, por pa ndërhyrje kirurgjikale.
“Kur e shoh veten në pasqyrë, në fakt nuk do të ndryshoja asgjë. Ndoshta do të doja që të pasmet të ishin më të vogla, por është shumë e vështirë që kjo të ndodhë”, pati thënë ajo në podcastin Call Her Daddy.
Cardi B ka theksuar se një ndërhyrje e tillë është më e komplikuar sesa mendojnë njerëzit, ndaj nuk planifikon të futet sërish në operacione.
Cardi B, e njohur për hitin “Bodak Yellow”, e cila më parë ka pranuar se ka bërë ndërhyrje si heqja e dhjamit, faseta dentare dhe zmadhim të gjoksit, ka thënë se nuk do ta vë më veten në atë situatë vetëm sepse dikujt nuk i pëlqen trupi që ka.
“Kam mësuar të jetoj me këtë trup. Nuk kam ankesa nga askush dhe kështu është”, ka thënë ajo.