Netflixi ka publikuar trailerin zyrtar të trilerit të ardhshëm me titull, “Carry-On”, ku rolin kryesor e luan ylli britanik, Taron Edgerton.
Ngjarja zhvillohet në një aeroport, në natën e Krishtlindjeve. Një agjent i ri i fluturimeve detyrohet të luftojë me të gjitha forcat për ta mposhtur një udhëtar misterioz, i cili i bën shantazh duke e kërcënuar me jetën e të dashurës së tij, nëse ai nuk pranon ta kalojë pa vënë re një bagazh të rrezikshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi vjen me regji të Jaume Collet-Serra dhe pjesë e kastës së aktorëve janë edhe aktorët, Jason Bateman, Sofia Carson, Danielle Deadwyler, Sinqua Walls, Logan Marshall-Green, Theo Rossi, Josh Brener dhe Dean Norris.
“Carry-On” e shënon premierën në platformën gjigante më 13 dhjetor.