Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Don Mancini rikthen “Chuckyn” në kinema me film të ri horror

chucky

Krijuesi i sagës së famshme horror, Don Mancini, ka konfirmuar se është duke punuar për një film të ri të Chucky, duke shënuar rikthimin e kukullës vrasëse në ekranin e madh pas më shumë se dy dekadash.

Filmi i ri pritet të ketë një ton më të frikshëm, duke u kthyer te rrënjët e “Child's Play”, që nisi të gjithë ekskluzivitetin në vitin 1988.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mancini bëri të ditur gjithashtu se, krahas filmit, po zhvillon edhe një serial të ri televiziv së bashku me Jennifer Tilly, e cila luan personazhin Tiffany në këtë univers horror.

Aktorja ka siguruar fansat se historia e Chucky dhe Tiffany nuk ka përfunduar, pavarësisht anulimit të serialit nga Syfy, duke premtuar rikthimin e “dyshes së përgjakshme”, shkruan Female First.

Filmi i ri pritet të dalë në kinema, ndryshe nga disa pjesë të mëparshme si Curse of Chucky dhe Cult of Chucky, të cilat u publikuan direkt në video.

Ndërkohë, Mancini po punon edhe në një projekt tjetër horror jashtë universi të Chucky, që do të fokusohet në një histori shtëpie të përhumbur.

Krijuesi ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre, veçanërisht pas fushatës virale #RenewChucky, duke lënë të kuptohet se personazhi i famshëm do të rikthehet sërish shumë shpejt.