Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, po shijojnë muajin e mjaltit në një nga hotelet më luksoze të Sicilisë, San Domenico Palace në Taormina, i njohur edhe si vendi ku u xhirua sezoni i dytë i serialit “White Lotus”.
Sipas raportimeve të Daily Mail, çifti mbërriti në qytetin piktoresk pak ditë pas dasmës së tyre madhështore në Palermo, ku morën pjesë emra të njohur si Charli XCX, Elton John dhe Mark Ronson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Është raportuar se Elton John interpretoi këngën “Your Song” gjatë ceremonisë së martesës, teksa Lipa mbante një buqetë me lule zambaku.
Të sapomartuarit janë fotografuar duke shëtitur dorë për dore në rrugët e Taorminës dhe duke bërë fotografi me fansat.
Një zëdhënës i hotelit refuzoi të komentojë për qëndrimin e tyre.
“Më vjen keq, ne kurrë nuk flasim për mysafirët tanë. Jam i sigurt se e kuptoni”, ka thënë ai.
Gjatë pushimeve në Itali, çifti ka vizituar edhe qytetin Tropea, ku darkuan në restorantin Il Convivio.
“Nuk isha këtu atë mbrëmje, por stafi më ka treguar se Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj kanë ngrënë në restorantin tonë. Nuk mund të tregoj çka porositën, por jam i sigurt se e shijuan ushqimin”, ka thënë menaxheri i restorantit për Daily Mail.

Një kamarier ka shtuar se ata shkuan rreth orës 21:00.
“Kishin dy truproja dhe ishin shumë të matur. Disa klientë i njohën, por askush nuk i shqetësoi. Kur po largoheshin, disa persona i uruan për martesën dhe Dua u përgjigj: ‘Faleminderit’. Ata provuan gatime tradicionale të zonës dhe makaronat tona speciale”, ka thënë ai.
Festimet e dasmës së çiftit raportohet se zgjatën tri ditë dhe kushtuan rreth 1.5 milionë funte britanike, ndërsa rreth 200 të ftuar morën pjesë në ceremonitë e organizuara në Palermo.
San Domenico Palace, me pamje nga deti Jon dhe mali Etna, është bërë një nga destinacionet më të famshme turistike në Sicili pas suksesit global të serialit “White Lotus”.