Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar “Live From Mexico”, një projekt filmik i koncertit live që shënon përmbylljen e epokës së turneut të saj “Radical Optimism Tour”.
Këngëtarja e hitit “Levitating” e ktheu serinë e tre koncerteve në Meksikë në një album live, i cili u publikua në platformat e transmetimit të premten (22 maj).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVIDEO: Dua hermana ya eres mexicana
Sipas, Billboard, projekti i saj i ri, përmban gjithsej 21 këngë dhe përfshin disa nga hitet më të mëdha të saj, si “Electricity”, “One Kiss”, “Levitating”, “Illusion”, “Don’t Start Now” dhe “Houdini”.
Në listë është gjithashtu një version special i këngës “Oye Mi Amor” të grupit Maná, ku u bashkua në skenë ylli Fher Olvera gjatë performancës në stadiumin, “Estadio GNP Seguros”.
“‘Live From Mexico’, filmi i koncertit është publikuar tani në ’YouTube’ dhe projekti del në të gjitha platformat në mesnatë. Dy nga vitet më të veçanta të jetës sime të përmbledhura në 2 orë… fundi i një epoke. Shpresoj që kur ta shikoni dhe dëgjoni, të ndjeni euforinë, dashurinë, përpjekjen dhe mbi të gjitha ‘optimizmin radikal’ që kemi ndarë në këtë turne. Do ta kemi gjithmonë me vete, faleminderit!”, ka shkruar Lipa në një postim në rrjete sociale.
Video:
Fansat gjithashtu mund të blejnë CD ose pllaka vinyl të albumit si kujtim nga turneu.
Filmi i koncertit u publikua në YouTube më 21 maj, duke u dhënë fansave mundësinë të përjetojnë sërish atmosferën e turneut.
Turneu “Radical Optimism Tour”, në mbështetje të albumit të saj të vitit 2024 “Radical Optimism”, ka arritur sukses të madh globalisht, duke shënuar një nga turnetë më të mëdha të një artisteje pop në vitin 2025, me mbi 141 milionë dollarë të ardhura dhe 1.2 milionë bileta të shitura.
Koncerti i plotë: