Tashmë është zyrtare. Lojtarë si Trent Alexander-Arnold, Harry Maguire, Cole Palmer e Phil Foden nuk janë ftuar nga përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, për Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
Djed Spence është në ekipin e Anglisë, ndërsa ftesë morën edhe Dan Burn, Jarel Quansash, Jordan Henderson e Ivan Toney.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLuke Shaw është tjetër emër i njohur që nuk është përzgjedhur nga Tuchel. Reagimet ishin të shumta në Angli edhe para publikimit të listës, të premten paradite.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Maguire, konfirmoi të enjten se nuk do të udhëtojë për Botëror.
Tuchel ka mbrojtur vendimet e tij.
“Ishte proces i vështirë që të vendoset për nominimin, por kam besim të plotë në këtë grup të lojtarëve”, ka thënë Tuchel.
“Të gjithë e meritojnë vendin në ekip. Ekipi dhe të gjithë të përfshirët do të japim më të mirën për ta bërë vendin krenar. Shpresojmë për një verë shumë të veçantë”, ka shtuar trajneri gjerman.
Sulmuesi i Cityt, Foden, ishte lojtari më i mirë i vitit në Angli vetëm dy edicione më parë. Palmer i Chelseat ishte prej yjeve të Anglisë në Evropianin 2024, duke shënuar në finalen ndaj Spanjës.
Të dy kishin kampanjë dëshpëruese në nivel klubesh dhe paguan çmimin duke mbetur jashtë ekipit prej 26 lojtarësh të Tuchelit.
Harry Kane, Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Declan Rice janë lojtarët kryesorë të Anglisë.
Emër i befasishëm në listë ishte ai i Ivan Toney, që ka luajtur vetëm një herë për përfaqësuese prej se u transferua në ligën arabe pas Euro 2024.
Mesfushori i Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo, po ashtu ka zënë vend, pasi shkëlqeu në pjesën e dytë të edicionit.
Kampionët e Anglisë me Arsenalin, Eberechi Eze dhe Noni Madueke do të shkojnë në Botërorin e tyre të parë, ndërsa Marcus Rashford, që mbeti jashtë Euro 2024, është përzgjedhur pasi ktheu karrierën në rrugën e duhur me transferim te Barcelona.
Ekipi i Anglisë për Botërorin 2026
Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, James Trafford
Mbrojtës: Dan Burn, Marc Guehi, Reece James, Ezri Konsa, Tino Livramento, Nico O’Reilly, Jarell Quansah, Djed Spence, John Stones
Mesfushorë: Elliot Anderson, Jude Bellingham, Eberechi Eze, Jordan Henderson, Kobbie Mainoo, Declan Rice, Morgan Rogers
Sulmues: Anthony Gordon, Harry Kane, Noni Madueke, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Ivan Toney, Ollie Watkins