Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elle Fanningun e befasuar nga nominimi për çmim “Oscar”

Elle Fanning

Elle Fanning

Foto: Associated Press

Aktorja, Elle Fanning, ka treguar se ishte totalisht e papërgatitur kur u shpall nominimi i saj për “Oscar” në kategorinë “Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor” për filmin “Sentimental Value”.

Traileri i filmit “Sentimental Value”:
 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

27-vjeçarja ka pranuar se as nuk po i ndiqte nominimet e shpallura në janar, sepse një natë më parë kishte dalë me motrën e saj, Dakota Fanning.

“Nuk po e shikoja fare. Unë dhe Dakota kishim dalë mbrëmjen e kaluar. U kthyem shumë vonë. Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Dola me sy të fryrë nga gjumi dhe u thashë: ‘Mami! Dakota! Zgjohuni. Mendoj se e mora. Mendoj se e mora.’ Dukesha si një zombie e çmendur që sillej nëpër shtëpi duke thënë: ‘A është e vërtetë kjo?’”, ka thënë ajo në një intervistë për The Hollywood Reporter.

“Sentimental Value” ka marrë në total nëntë nominime për “Oscar”. Fanning u shpreh se një nga momentet më emocionuese për të ishte nominimi i montazhierit Olivier Bugge Coutté në kategorinë për montazhin më të mirë.

“Ajo që Olivier ka bërë me filmin, mënyra si është montuar dhe ndërtuar, jam shumë e lumtur që nuk u anashkalua, sepse puna e tij është shumë e veçantë dhe ai ka këndvështrim të jashtëzakonshëm. Ka qenë thelbësor për filmin. Montazherët, këtë e kam kuptuar edhe gjatë procesit si producentë, në shumë mënyra mbajnë çelësin e performancës tënde”, ka thënë ajo.

Fanning ka treguar se që nga premiera e filmit në Festivalin e Cannes vitin e kaluar, ekipi është bërë shumë i afërt me njëri-tjetrin.

“Fakti që kjo ‘familje’ qëndroi e bashkuar dhe askush nuk u la jashtë, dhe që po e vazhdojmë festimin bashkë, është shumë domethënës. Kam qenë shumë emocionale për gjithë këtë përvojë. Ende jam pak me sy të përlotur dhe në shok nga gjithçka”, ka thënë ajo.

Ky është nominimi i parë për “Oscar” në karrierën e saj, dhe ajo e konsideron të rëndësishëm, sidomos pasi ka nisur aktrimin që në moshën dyvjeçare.

“Kam aktruar që kur isha dy vjeç. Nuk e kam përjetuar kurrë më parë këtë eksperiencë. Është hera ime e parë që nominohem për një ‘Oscar’. Ka shumë domethënie për mua të vlerësohem nga kolegët e mi. Nuk e kupton sa e veçantë është kjo ndjesi derisa të ndodhë”, ka thënë aktorja e serialit “The Great”.

Nominimi vjen pas një viti të larmishëm për aktoren, gjatë të cilit ajo luajti edhe në filmin fantastiko-shkencor aksion “Predator: Badlands”. Ajo ka theksuar se nuk dëshiron të etiketohet në një lloj të vetëm roli.

“Nuk e di kurrë çfarë projektesh do të vijnë apo çfarë po shkruhet në atë moment, por kam qenë shumë me fat që kam pasur projekte kaq të ndryshme. Më pëlqen të kem frikë. Më pëlqen të ndihem pak e trembur dhe të hyj në diçka të re, sepse kështu e shtyj veten përpara. ‘Maleficent’ ishte i mrekullueshëm dhe më hapi shumë dyer, por pastaj njerëzit duan të të vendosin etiketën e princeshës së Disneyt. Unë them: ‘Pritni pak, mos ma bëni këtë’”, ka thënë ajo.