TMZ ka raportuar se reperi i njohur Eminem, është në lidhje të re romantike me stilisten e njohur të flokëve, Katrina Malota.
Sipas TMZ, Malota aktualisht jeton në Michigan, por mediat lokale kanë raportuar se origjina e saj është shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Burime të afërta me artistin, kanë thënë për TMZ-në, se Malota ka punuar me Eminemin prej vitesh, duke u kujdesur për flokët dhe pamjen e tij në videoklipe muzikore dhe sesione fotografish.
Kur nuk është me krijuesin e hititit të mirënjohur “Lose Yourself”, ajo punon si parukiere në një sallon në Birmingham, Michigan.

Nuk dihet ende sa kohë kanë që janë bashkë.
Në faqen e saj zyrtare, Malota tregon se ka punuar edhe me emra të njohur të industrisë së showbizit, si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.
Ndërsa në profilin e saj në rrjetin social Facebook thuhet se ajo është nga Motor City (Detroit), një gjë që e ka të përbashkët me reperin e “8 Mile”.
TMZ shkruan se kanë kontaktuar si me Malotan ashtu edhe me përfaqësuesin e Eminemit, por “deri tani nuk ka pasur përgjigje”.
Ylli ka qenë më parë i martuar me Kim Scott, me të cilën është martuar e divorcuar dy herë, ndërkohë që bashkë kanë tre fëmijë.
