Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emma Watson në lidhje me biznesmenin meksikan

Emma Watson dhe Gonzalo Hevia Baillères

Emma Watson dhe Gonzalo Hevia Baillères

Aktorja britanike Emma Watson, po raportohet se ka nisur një lidhje të re romantike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

TMZ ka publikuar disa fotografi së fundmi, në të cilat ajo shihet në shoqërinë e biznesmenit meksikan Gonzalo Hevia Baillères.

Në fotografitë e realizuara në Mexico City, Watson dhe Baillères shihen duke u puthur në aeroport dhe duke kaluar kohë së bashku, çka ka nxitur spekulime se mes tyre ka nisur një romancë.

Sipas raportimeve, ata janë parë gjithashtu duke ngrënë bashkë në një restorant, ndërsa burimet thonë se pamjet “tregojnë të gjitha shenjat e një çifti të ri”.

Fotografitë janë realizuar në kryeqytetin e Meksikës dhe duket se aktorja i ka dhënë një puthje lamtumire Baillères para se të hipte në avion.

Biznesmeni meksikan thuhet se vjen nga një prej familjeve më të pasura në Meksikë dhe konsiderohet trashëgimtar i një pasurie miliardëshe. Ai ka themeluar një firmë investimesh, ndërsa familja e tij ka ndërtuar pasurinë përmes industrisë së minierave dhe zinxhirëve të dyqaneve luksoze.

Mediat kanë raportuar gjithashtu se Baillères ka qenë më parë në një lidhje me këngëtaren latine Belinda.

Fotografitë e publikuara së fundmi kanë nxitur edhe më shumë spekulime për një lidhje të re mes Watson dhe biznesmenit meksikan, pasi aktorja duket “shumë e afërt dhe e përfshirë” në momentet e kapura nga paparacët.