Dokumente të sapopublikuara nga arkivat e financierit, Jeffrey Epstein, përfshijnë një material të vitit 2014, ku përmenden disa personazhe të njohura publike, mes tyre edhe këngëtari Zayn Malik, të cilët përshkruhen si “anti-Izrael”.
Sipas dokumentit që po qarkullon në mediat ndërkombëtare, deklaratat publike të mbështetjes për Palestinën nga figura të njohura mund t’i ekspozojnë ato ndaj presioneve profesionale ose komerciale nga aktorë të fuqishëm të industrisë së argëtimit, ka raportuar TezzFeed.
Materiali sugjeron se gjatë dhe pas konfliktit në Gazë në vitin 2014, disa të famshëm që u shprehën publikisht për çështjen palestineze u përballën me reagime negative, vëzhgim të shtuar apo presion për të justifikuar qëndrimet e tyre.
Aktivistët e interpretojnë këtë si një formë “përjashtimi të heshtur” ose bllokimi jozyrtar nga industria.
Dosjet nënvizojnë pretendime për përpjekje të qëllimshme për të dekurajuar shprehjen politike në industrinë e showbizit, duke e lidhur hapur mendimin politik të artistëve me rreziqe të mundshme për karrierën e tyre, kontratat, sponsorët dhe marrëdhëniet profesionale.
Nuk ka asnjë pretendim se Zayn Malik ka pasur ndonjë kontakt personal me Jeffrey Epstein.
Emri i tij shfaqet vetëm si pjesë e një liste përshkruese në dokumente.
Publikimi i këtyre materialeve ka rihapur debatin mbi lirinë e shprehjes politike të artistëve dhe ndikimin që qëndrimet publike mund të kenë mbi karrierën e tyre në industrinë globale të showbizt.
Epstein, një milioner i njohur për lidhjet e tij me figura të shumta me ndikim dhe të famshme, u vetëvra në burg në vitin 2019 ndërsa priste padinë federale për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual.