Showbiz

Fansat ia zbuluan “padashur”, Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen në “Sunny Hill”

Dua Lipa

Dua Lipa

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, do të përformojë në festivalin Sunny Hill, në muajin gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli, me anë të një ri-postimi në Instastory.

Një përdorues i rrjeteve sociale kishte fotografuar një listë me vendet ku do të performojë Lipa në kuadër të turneut të saj. Në atë figuronte qyteti i Prishtinës dhe vendi i performimit, Sunny Hill Festival.

“Më duket se u zbulua sekreti. Sunny Hill Festival, shihemi aty”, ka shkruar Lipa në ri-postimin e saj.

Në kuadër të këtij festivali ajo ka performuar në vitin 2022.

Festivali do të mbahet gjatë verës në datat 1, 2 dhe 3 gusht.