Showbiz

Fergie “bashkohet” me Black Eyed Peas

Fergie

Fergie

Foto: Associated Press

Këngëtarja e njohur, Fergie, është ribashkuar me anëtarët e grupit muzikore, Black Eyed Peas, për një mbrëmje të veçantë festimi, disa vite pasi u largua nga ky grup.

Këngëtarja 50-vjeçare e la grupin në vitin 2017, 15 vjet pasi iu bashkua për herë të parë.

Ditë më  parë, ajo u takua me Taboo, Will.i.am dhe Apl.de.ap, për të festuar së bashku ditëlindjet e tyre, ka raportuar FemaleFirst.

“Më në fund u mblodhëm për ta ndarë bukën dhe për të festuar bashkë ditëlindjet tona të rëndësishme. Çfarë nate e veçantë me vëllezërit e mi, plot dashuri”, ka shkruar Fergie në postimin e saj.
 

Edhe Will.i.am e përshkroi mbrëmjen si shumë të veçantë.

“Më e mira deri tani!!! Jam shumë i lumtur”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe faqja zyrtare e Black Eyed Peas ka reaguar për postimin.

“Momentet e rëndësishme kanë tjetër kuptim kur ndahen me familjen. Dashuri e madhe gjithmonë!”, thuhet në koment.

Fergie iu bashkua Black Eyed Peas në vitin 2002 dhe, ndërkohë që ishte pjesë e grupit, publikoi albumin e saj solo “The Dutchess” në vitin 2006. Më pas, në vitin 2017, ajo publikoi edhe albumin “Double Dutchess”.

Po atë vit, këngëtarja vendosi të largohej përfundimisht nga grupi, kryesisht për t’u përqendruar te familja dhe rritja e djalit të saj, Axl, i cili tani është 12 vjeç, të cilin e ka me aktorin, Josh Duhamel.

Në vitin 2018, Fergie ka shpjeguar vendimin e saj.

“Si çdo nënë që punon shumë, e di sa e vështirë është ta mbash ekuilibrin mes orareve të punës dhe atyre familjare. Ndonjëherë jam thjesht një nënë e lodhur”, ka thënë ajo.

Anëtarët e tjerë të grupit kanë theksuar gjithmonë se e kanë mbështetur vendimin e saj dhe se ajo do të mbetet përherë pjesë e familjes së tyre.

“Përpiqemi të qëndrojmë në kontakt. Herë pas here i shkruajmë për t’i uruar ditëlindjen, Krishtlindjet apo festat e tjera. Ajo e di se ku jemi, ne jemi në studio. E duam shumë dhe ajo është përqendruar te të qenit nënë. Kjo është një punë e vështirë dhe pikërisht këtë donte të bënte. Ne e respektojmë zgjedhjen e saj”, parti thënë Will.i.am në një intervistë për Billboard në vitin 2020.

Edhe Apl.de.ap shtoi: “Fergie është motra jonë. Edhe me këto lidhje të vogla, ajo do të mbetet gjithmonë motra jonë. Ajo ka zgjedhur të fokusohet te të qenit një nënë e shkëlqyer dhe ne e mbështesim 100 për qind.”