Filmi promocional, “The Official Release Party of a Showgirl”, që këngëtarja Taylor Swift e ka realizuar për të promovuar publikimit e albumit të saj të ri, “The Life Of A Showgirl”, ka grumbulluar 33 milionë dollarë në arkat filmike.
Filmi i Swiftit, ia ka kaluar filmit të ri, “The Smashing Machine”, në të cilin luan aktori Dwayne Johnson, të cilin fansat e njohin si The Rock, ka raportuar The New York Times.
“The Official Release Party of a Showgirl”, projekt filmik që zgjat 89 minuta, i cili është promovim komercial i albumit të ri të Swiftit, ka arritur të grumbullojë 33 milionë dollar pas shitjes së biletave në kinematë e SHBA-së dhe Kanadasë që nga dita e premte. Filmi është shfaqur në 3.702 salla kinemash dhe ishte numër një.
Audienca që ndoqi këtë projekt filmik përbëhej 88 për qind nga gratë, sipas PostTrak. Ani pse kritikët nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim për filmin, fansat e vlerësuan lartë duke i dhënë notën A+ në exit pollet e CinemaScore.
Swifti nuk e ka publikuar shumën se sa ka shpenzuar për ta krijuar filmin “The Official Release Party of a Showgirl”.
Kthimi i saj nëpër kinema, pas dokumentarit që kishte bërë për koncertet në kuadër të turneut “The Eras Tour”, i cili kishte arritur të jetë në maja në vitin 2023, ka marrë tërë vëmendjen, pasi ia kaloi edhe filmit të Pauil Thomas Andersonit “One Battle After Another”.
Filmi i Andersonit ka rënë në vendin e dytë, që kur është publikuar tash dy javë, duke grumbulluar rreth 11.1 milionë dollarë, kurse në nivel vendi arriti të grumbulloje 42.8 milionë dollarë.
Drama sportive “The Smashing Machine”, ku luan Johnson, ish-mundësi profesional, të cilin fansat e njohin si The Rock, tani ka arritur në javën e tretë të publikimit. Ai ka arritur të grumbullojë 6 milionë dollarë pas lansimit, ndërkohë që për ta bërë filmin janë shpenzuar 40 milionë dollarë, pa përfshirë marketingun.
Ani pse “The Smashing Machine” është promovuar shumë, në exit pollet e CinemaScore, fansat i dhanë notën B-.
American Independent Entertainment Company, (A24), ka deklaruar se ani pse “The Official Release Party of a Showgirl”, i Swiftit, është lansuar vetëm për një vikend, ishte befasi për pronarët e kinemave, shumë prej të cilëve ende po mundohen ta marrin veten që nga pandemia Covid-19.
Por, këtë film, Hollywoodi nuk e priti me entuziazëm. Disa udhëheqës të studiove të mëdha filmike u nervozuan që Swift promovoi albumin nëpër kinema duke e paralajmëruar vetëm 2 javë më herët. Ajo gjithashtu ka arritur të ketë sallat e mbushura ndërkohë që nuk ka pasur gati aspak marketing, duke u mbështetur vetëm te llogaritë e saj në rrjete sociale.
Studiot e filmave shpenzojnë dhjetëra miliona dollarë në kampanja promocionale për filma të mëdhenj.