Showbiz

Goldberg: Nuk jam e mirë për marrëdhënie romantike, s’dua ta ndaj jetën me askënd

Whoopi Goldberg

Aktorja dhe prezantuesja e njohur Whoopi Goldberg ka pranuar se nuk është e ndërtuar për të qenë në një lidhje dhe se nuk dëshiron ta ndajë jetën e saj me askënd.

Ylli 69-vjeçar ka thënë se marrëdhëniet romantike nuk i kanë shkuar kurrë për shtati dhe se ndihet më mirë duke jetuar e pavarur, ka raportua Interviewmagazine.

“Nuk jam e prerë për të qenë në një marrëdhënie”, është shprehur Goldberg, duke theksuar se ideja për të ndarë hapësirën dhe jetën e përditshme me dikë tjetër nuk i përshtatet.

Aktorja, e cila ka qenë e martuar tri herë në të kaluarën, ka thënë se tani e di më qartë se çfarë funksionon dhe çfarë jo për të.

“Nuk dua të ndaj jetën time me askënd”, ka shtuar ajo, duke lënë të kuptohet se është e qetë dhe e plotësuar me zgjedhjen që ka bërë.

Whoopi ka folur edhe më herët hapur për jetën e saj personale, duke thënë se shoqëria shpesh ushtron presion që njerëzit të jenë në çift, edhe kur kjo nuk i bën të lumtur.