Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry Styles e Zoë Kravitz po planifikojnë dy dasma

Zoë Kravitz dhe Harry Styles

Zoë Kravitz dhe Harry Styles

Foto: Associated Press

Këngëtari Harry Styles dhe aktorja Zoë Kravitz, raportohet se po planifikojnë dy ceremoni martese, në Londrër dhe New York, vetëm pak muaj pasi nisën lidhjen e tyre.

Sipas Page Six, çifti, për të cilin së fundmi kanë qarkulluar edhe thashetheme për fejesë sekrete, po ecën me shpejtësi në marrëdhënie dhe po shqyrton mundësinë e organizimit të një dasme në Britani dhe një tjetër në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime pranë familjes së Kravitz kanë thënë se ceremonia në New York mund të organizohet në zonën e Manhattanit, si një nderim për babanë e saj, këngëtarin, Lenny Kravitz, i cili jeton aty.

“E di me siguri që Zoë do të donte të bënte diçka në New York për shkak të babait të saj, kështu që ka shumë mundësi të ketë dy dasma”, ka thënë burimi.

Sipas raportimeve, një nga lokacionet që po merret në konsideratë është Fouquet’s New York.

“Nëse bëhen dy ceremoni, njëra do të ishte në Londër dhe tjetra në New York. Ajo do të zgjidhte Manhattanin dhe jo Brooklynin, sepse Lenny e pëlqen atë zonë dhe Zoë do ta bënte këtë për të”, ka shtuar burimi.

Raportohet gjithashtu se marrëdhënia e çiftit është mirëpritur nga Lenny Kravitz.

“Zoë ka organizuar takimin mes Harryt dhe babait të saj kohë më parë. Ata kaluan shumë mirë bashkë. Natyrisht, Lenny e pëlqen shumë Harryn”, ka thënë burimi.

Ai ka shtuar se miratimi i familjes është shumë i rëndësishëm për aktoren.

“Zoë del me kë të dojë, por nëse partneri nuk shkon mirë me babain e saj, zakonisht marrëdhënia nuk zgjat”, ka thënë burimi.

Styles aktualisht po përgatitet për turneun botëror të albumit të tij të ri, “Kiss All the Time. Disco, Occasionally..”

Turneu pritet të nisë në Amsterdam dhe do të përfshijë edhe koncerte të njëpasnjëshme për 30 net në Madison Square Garden.

Ndërkohë, Kravitz vazhdon karrierën mes aktrimit dhe regjisë. Ajo njihet për rolet, në filmin “The Batman” dhe serialin “Big Little Lies”, si dhe për regjinë e filmit “Blink Twice”.

Çifti u fotografua për herë të parë bashkë në Romë në vitin 2024 dhe më pas u panë disa herë në Londër.

Thashethemet për fejesë nisën pasi Kravitz u pa në New York me një unazë të madhe diamanti, e cila sipas ekspertëve mund të ketë kushtuar deri në 1 milion dollarë.

Burime pranë çiftit kanë thënë më herët se Styles dëshiron të krijojë familje.

“Ai dëshiron shumë të bëhet baba”, ka thënë një burim.

Vetë Syles ka folur së fundmi edhe për mënyrën si e sheh jetën dhe marrëdhëniet.

Ndal gjithçka dhe pastaj vendos vetë çfarë dua të rikthej në jetën time. Çfarë janë gjërat që dua vërtet? Kam bërë një bisedë shumë të sinqertë me veten: ‘Si dua të duket jeta ime pas pesë vjetësh?’ Dhe pastaj si mund të bëj ndryshime për të arritur aty”, ka thënë ai në një intervistë për Apple Music.

Këngëtari ka thënë se suksesi nuk ka kuptim pa njerëz të afërt pranë.