Showbiz

Ish-bashkëshorti i Jessica Albas në lidhje me modelen, Hana Sun Doerr

Jessica Alba dhe Cash Warren

Jessica Alba dhe Cash Warren

Foto: Associated Press

Producenti Cash Warren, ish-bashkëshorti i aktores Jessica Alba, është parë dorë për dore me modelen, Hana Sun Doerr, gjashtë muaj pas ndarjes nga aktorja e filmit “Honey”.

Çifti i ri u pa më 19 gusht duke shijuar një darkë në restorantin E Baldi në Beverly Hills, ku nuk hezituan të shfaqnin afeksionin e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Warren, 46 vjeç, kishte veshur bluzë të zezë me pantallona të errëta, ndërsa Hana, 26 vjeçe, mahniti me një fustan të bardhë me dekolte të theksuar, të kombinuar me xhaketë lëkure dhe çizme, ka raportuar E News.

Cash Warren dhe Hana Sun Doerr

Paraqitja publike e tyre erdhi vetëm dy javë pasi ishin parë për herë të parë së bashku në Los Angeles, më 7 gusht.

Këto dalje të njëpasnjëshme ndodhën në të njëjtën kohë kur Alba raportohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin, Danny Ramirez.

Dyshja janë fotografuar në darka romantike në Los Angeles dhe madje edhe gjatë një udhëtimi në Cancún.

Warren e ka komentuar pozitivisht lidhjen e ish-bashkëshortes së tij.

“Jam i lumtur për të. Nuk e njoh Dannyn, por duket si një djalë i mirë”, ka thënë ai në një video të publikuar nga TMZ më 30 korrik.

Në të njëjtën intervistë ai shtoi me humor: “Më njoftoni nëse keni ndonjë person për mua”.

Ky qëndrim, sipas E News, tregon se Alba dhe Warren kanë mbetur ish-partnerë miqësorë, gjë që u pasqyrua edhe në urimin e saj për Ditën e Babait.

“Fëmijët tanë s’mund të kishin një baba më të mirë, i ngrohtë, i mirë, gjithmonë prezent dhe duke ditur çfarë të thotë në çdo moment. E admiroj durimin tënd dhe mënyrën se si u jep siguri, duke i bërë të ndihen të lehtë pas çdo bisede. Faleminderit që je shkëmbi i tyre”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Instagram.

Warren dhe Alba kanë tre fëmijë së bashku, Honor, Haven, dhe Hayes.