Ish-çifti më i përfolur i Hollywoodit, këngëtarja, Jennifer Lopez dhe aktori, Ben Affleck, janë shfaqur bashkë në tepihun e kuq të premierës së filmit “The Kiss of The Spider Woman”, në New York.

Ata jo vetëm që pozuan bashkë, por Afflecku e ka vlerësuar lartë performancën e Lopezit në filmin me regji të Bill Condonit, para se të shfaqej filmi, ka raportuar The Hollywood Reporter.
“Kur e filluam ‘Artists Equity’, qëllimi kryesor ishte të fuqizonim artistët e mëdhenj, të tregonim histori filmash dhe të krijonim mundësi për krijimin kinematografik për këso historish të mëdha në mënyrë që të hapen mundësi për të punuar me regjisorët më të mirë në botë, aktorët më të mirë në botë e materialët më të mira në botë. E në këtë film i kemi bërë të gjitha këto”, ka thënë aktori, i cili është producent ekzekutiv i filmit “The Kiss of The Spider Woman”.
Ben Affleck joins Jennifer Lopez at the premiere of #KissOfTheSpiderWoman, calling her performance “incredible” before the screening pic.twitter.com/ytXvUk0KBD
— The Hollywood Reporter (@THR) October 7, 2025
Ai ka thënë se po ndihet i nderuar që është i pranishëm në këtë ngjarje duke shtuar se filmi është i jashtëzakonshëm.
“Jennifer je e mrekullueshme. Bill ke bërë punë të shkëlqyer. Tonatiuh je fenomenal. Mirëserdhët në këtë galaktikë yjesh të përjetshëm. Shijojeni. Faleminderit që më latë të jem pjesë e kësaj”, ka thënë tutje Affleck.
Filmi “Kiss of The Spider Woman”, i cili do të shfaqet nëpër kinema që nga 10 tetori, paraqet Valentinin, rolin e të cilit e luan aktori Diego Luna, si të burgosur politik, i cili ndan qelinë e burgut me Molinan, rolin e të cilit e luan Tonatiuh, i cili është i dënuar për sjellje të pahijshme në publik. Një lidhje e pazakonte formohet në mes tyre ndërkohë që Molina tregon historinë e një komploti muzikor të Hollywoodit, pjesë e të cilit është Ingrid Luna, rolin e të cilës e luan Lopez.
Ribashkimi në tepihun e kuq erdhi si befasi, pasi Affleck dhe Lopez kanë finalizuar divorcin me herët gjatë këtij viti. Ata janë martuar në muajin korrik të vitit 2022, por Lopez ka bërë kërkesën për divorc në muajin gusht të vitit 2024 duke treguar se çifti ishin ndarë rreth një vit para se të parashtrohej kërkesa zyrtare e divorcit.

Yjet kanë qenë në lidhje romantike edhe dy dekada më parë, në fillim të viteve 2000, kur ata u fejuan por e anuluan martesën për shkak të presonit që ata patën deklaruar se ka ardhur nga vëmendja e madhe publike.
Në muajin mars, Affleck në një intervistë për magazinën GQ pati reflektuar rreth divorcit me Lopezin.
“Shpresoj të kem qenë i qartë që në të vërtetë ajo është dikush për të cilën kam respekt të jashtëzakonshëm”, pati thënë aktori.