Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jim Carrey mund të rikthehet në rolin e Grinchit

Skenë nga filmi “How the Grinch Stole Christmas” i vitit 2000

Skenë nga filmi “How the Grinch Stole Christmas” i vitit 2000

Aktori i njohur, Jim Carrey, mund të rikthehet sërish në rolin e Grinchit, pasi po zhvillohet një vazhdim i filmit të suksesshëm “How the Grinch Stole Christmas” të vitit 2000.

Sipas Variety, edhe regjisori Ron Howard pritet të rikthehet në projekt, ndërsa producent do të jetë sërish Brian Grazer. Megjithatë, bisedimet janë ende në vazhdim dhe filmi nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi origjinal pati shënuar sukses të madh në arkëtime, duke fituar mbi 350 milionë dollarë në mbarë botën.

Carrey ka folur më herët për mundësinë e rikthimit në rolin e Grinchit, duke pranuar se procesi i grimit në filmin e parë ishte jashtëzakonisht i vështirë.

“Oh, Zot, nëse do të gjenim një mënyrë për ta rikthyer Grinchin... Problemi ishte se atëherë më duhej të mbaja shumë grim dhe mezi merrja frymë. Ishte një proces tepër i mundimshëm. Gjithmonë mendoja për fëmijët dhe i thosha vetes: ‘Është për fëmijët, është për fëmijët’. Tani, me teknologjinë e kapjes së lëvizjeve (motion capture), do të kisha më shumë liri. Çdo gjë është e mundur në këtë botë”, pati thënë ai në vitin 2024.

Filmi i ri pritet të ketë skenar nga Alec Berg, Jeff Schaffer dhe David Mandel, të njohur për punën e tyre në seriale të suksesshme komike.

Historia e Grinchit u rikthye edhe në vitin 2018 me filmin e animuar “The Grinch”, i cili gjithashtu ishte një sukses i madh i studios “Universal”.