Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West performon para më shumë se 100,000 fansave në Stamboll

Kanye West

Reperi amerikan Kanye West, i cili është ndaluar të performojë në disa vende për shkak të komenteve të tij të mëparshme antisemitike, ka tërhequr më shumë se 100,000 fansa në një koncert në Stamboll të shtunën në mbrëmje.

West, i njohur gjithashtu si Ye, është përballur me një valë anulimesh në mbarë Evropën këtë verë pas vitesh deklaratash antisemitike, përfshirë komente që lavdëronin Adolf Hitlerin dhe publikimin e materialeve që përdornin simbole naziste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në paraqitjen e tij të parë në Evropë që nga viti 2014 dhe të parën në Turqi, Ye ka performuar për dy orë në Atatürk Olympic Stadium në Stamboll para një audience prej 118,000 personash, raporton Reuters.

Sipas raportimit, në mesin e publikut kishte fansa nga Britania, Gjermania, Franca, Holanda, Italia, Rusia, Polonia dhe Lindja e Mesme.

Reperi 48-vjeçar pritet të performojë në Holandë më 6 dhe 8 qershor.

Ye është përballur me reagime të forta në nivel global, veçanërisht për publikimin e këngës “Heil Hitler”, e cila promovon nazizmin.

Në prill, Britania e Madhe ia refuzoi hyrjen në vend me arsyetimin se prania e tij nuk do të ishte në interes të së mirës publike, duke detyruar anulimin e një paraqitjeje të planifikuar në Wireless Festival në Londër.

Më vonë gjatë atij muaji, ai gjithashtu ka shtyrë një koncert në Marseille të Francës pasi u raportua se qeveria franceze kishte kërkuar bllokimin e tij, ndërsa një koncert në Poloni u anulua po ashtu më vonë.

Në janar, Ye ka publikuar një paraqitje në një faqe të plotë në gazetën The Wall Street Journal, në të cilën deklaronte se heqte dorë nga admirimi i tij i mëparshëm për Hitlerin dhe kërkoi falje për sjelljen e tij. 

Ai ka thënë se veprimet e tij ishin ndikuar nga një dëmtim i padiagnostikuar i trurit dhe nga çrregullimi bipolar i patrajtuar.