Ylli amerikan i muzikës, Kelly Clarkson, po i jep fund emisionit televiziv mjaft të pëlqyer nga publiku, pas një periudhe shtatëvjeçare.
“The Kelly Clarkson Show” u shfaq për herë të parë në vitin 2019 dhe ka pasur një sukses të madh, duke fituar disa nominime për çmimet “Critics’ Choice” dhe shumë çmime “Emmy”, përfshirë fitoret radhazi si prezantuesja më e mirë nga viti 2020 deri në 2023.
Njoftimi për përfundimin e shout u bë i ditur këtë javë, ndërsa Clarkson shpjegoi arsyet prapa këtij vendimi përmes një deklarate për media.
“Tërheqja nga puna e përditshme me orar fiks do të më lejojë t’u jap përparësi fëmijëve të mi, gjë që duket më se e nevojshme dhe e drejtë për këtë kapitull të ri të jetës sonë”, tha ajo.
Ish-bashkëshorti i Clarksonin dhe babai i fëmijëve të saj, Brandon Blackstock, vdiq në gusht të vitit 2025 pas një beteje me melanomën. Dyshja, që u shkurorëzuan në vitin 2022, kanë së bashku një vajzë 11-vjeçare, River Rose, dhe djalin 9 vjeç, Remington.
Emisioni “The Kelly Clarkson Show” është ende në prodhim dhe do të transmetojë episode të reja, me Clarksonin si prezantuese, deri në vjeshtë të këtij viti.