Showbiz

Kendall Jenner: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

kendal jener

Kendall Jenner ka mohuar kategorikisht zërat se ka kryer operacione plastike, duke theksuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë.

Modelja 30-vjeçare, gjatë një paraqitjeje në podcastin “In Your Dreams”, tha se në internet qarkullojnë teori se ajo ka bërë “rindërtim të plotë të fytyrës”, por theksoi se kjo nuk është e vërtetë. “Jam këtu për të thënë të vërtetën: nuk kam bërë asnjë operacion plastik në fytyrë. Asgjë,” u shpreh ajo.

E pyetur më tej nga moderatori Owen Thiele, Kendall pranoi se ka bërë vetëm dy herë Botox të lehtë në ballë. “Vetëm kaq. Kjo është e vetmja gjë që kam injektuar ndonjëherë,” tha ajo, duke mohuar gjithashtu se ka bërë ndërhyrje në hundë.

Ajo pranoi se ndonjëherë edhe vetë habitet nga ndryshimi në pamje, por theksoi se kurrë nuk ka bërë operacion hunde. “Betohem në gjithçka që dua, nuk kam bërë kurrë rinoplastikë,” deklaroi Jenner.

Kendall shtoi se përvoja e saj me botoxin nuk ka qenë e kënaqshme dhe se preferon pamjen natyrale dhe lëvizshmërinë e fytyrës.

Ndërkohë, ajo ka folur edhe për fëmijërinë e saj, duke thënë se pavarësisht famës së familjes Kardashian, jeta e saj ka qenë “pothuajse normale”. Kendall u shfaq për herë të parë në Keeping Up with the Kardashians në vitin 2007, por tha se për shumë vite ka ndjekur shkollë të rregullt dhe ka pasur një jetë të zakonshme.