Showbiz

Yjet dënojnë vendimin e Trumpit për dëbimin e migrantëve nga SHBA-ja

Kim Kardashian

Kim Kardashian

Foto: Associated Press

Kim Kardashian, biznesmenja miliardere dhe ylli televiziv, ka reaguar ashpër kundër aksioneve të fundit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE), duke i cilësuar si “çnjerëzore”.

Ajo ka thënë se “njerëzit punëtorë po ndahen nga familjet e tyre në mënyrë të padrejtë”, ka raportuar Forbes.

“Si dikush që ka jetuar gjithë jetën në Los Angeles, kam parë sa thellë janë të rrënjosur imigrantët në këtë qytet. Nuk mund ta kthejmë kokën mënjanë kur frika dhe padrejtësia ua pamundësojnë njerëzve të jetojnë të sigurt dhe të lirë”, ka thënë Kardashian përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku ka 356 milionë ndjekës.

Postimi i Kardashian

Edhe aktorja Eva Longoria  ka reaguar ashpër me një video katër-minutëshe që ka postuar ne rrjetin social TikTok, ku i quajti bastisjet e ICE-së “çnjerëzore” dhe kritikoi mungesën e procesit të rregullt për imigrantët që “janë të ndershëm dhe paguajnë taksa”.

@dailymail

Eva Longoria slammed 'un-American' ICE deportations that have led to riots in Los Angeles - from what appeared to be her Spanish mansion. Watch the full video at DailyMail.com. #news #evalongoria #ice #deportation #losangeles

♬ original sound - Daily Mail

Longoria ka thënë se po i jep mbështetje të plotë protestuesve që po ngrihen kundër këtyre aksioneve.

Reperja e njohur Doechii u bë virale me fjalimin e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET Awards”, ku ka kritikuar presidentin Donald Trump për vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare për të shuar protestat në Los Angeles.

“Trump po përdor forcat ushtarake për të ndalur një protestë, dhe dua të reflektoni se çfarë lloj qeverie duket të jetë kjo, kur sa herë që ne ushtrojmë të drejtën tonë demokratike për të protestuar, ushtria dërgohet kundër nesh”, ka thënë ajo.

Finneas, muzikanti dhe vëllai i këngëtares së mirënjohur, Billie Eilish, ka treguar se ishte sulmuar me gaz lotsjellës gjatë një proteste në Los Angeles dhe akuzoi autoritetet për nxitje të dhunës.

Postimi i Finneas

Aktori Mark Ruffalo, i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj Trumpit, ka postuar disa herë në Instagram duke e quajtur Trumpin “mashtrues” dhe agjentët e imigracionit “forca raciste që fshihen pas maskave për turp ose frikë nga drejtësia dhe shkelin të drejtën për gjykim të ndershëm”.

Edhe figura të tjera publike si aktori Pedro Pascal, këngëtarja Kacey Musgraves, regjisorja Ava DuVernay dhe modelja Chrissy Teigen janë bashkuar me valën e kritikave ndaj aksioneve të ICE-së.

Protestat kundër ICE-së shpërthyen fillimisht në Los Angeles fundjavën e kaluar dhe u përhapën shpejt në qytete të tjera si New York, Philadelphia, Chicago dhe më tej.
Aksionet e ICE-së dhe arrestimet e imigrantëve kanë ndezur tensione të forta, ndërsa Trump ka hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me autoritetet e Kalifornisë, përfshirë guvernatorin Gavin Newsom dhe kryetaren e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, për vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare dhe trupat e Marinës për të qetësuar protestat.

Trump ka përmendur nenin 10 të Kodit të Shërbimeve të Armatosura të SHBA-së, i cili i jep presidentit autoritetin për të vendosur trupa në rast “pushtimi apo rreziku nga ndonjë rebelim kundër autoritetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

“Ky është një president që nuk do të jetë i lidhur as nga ligji, as nga Kushtetuta, duke vazhduar një sulm të bashkërenduar ndaj traditave amerikane”, ka thënë Guvernatori Newsmon përmes një deklarate televizive, duke e kundërshtuar ashpër këtë veprim.

Ndërkohë, Khaby Lame, krijuesi i përmbajtjeve, i cili është më i ndjekuri në TikTok, u ndalua nga autoritetet e imigracionit në Las Vegas të premten, konfirmoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare për Forbes.
Lame, 25 vjeç, i lindur në Senegal dhe i rritur në Itali, është shtetas italian. Sipas DHS, atij iu dha mundësia të largohej vullnetarisht nga SHBA dhe ai zgjodhi ta bëjë këtë.
Vendndodhja e saktë e Lame nuk dihet, por të mërkurën në mëngjes ai kishte postuar disa video nga São Paulo, Brazil. Lame ka mbi 162 milionë ndjekës në TikTok dhe renditet ndër 10 krijuesit më të paguar në vitin 2024, me të ardhura mbi 20 milionë dollarë, sipas vlerësimeve të Forbes.

Ndërkohë, Bo Loudon, një influencues pro-Trump dhe mik i djalit të presidentit, Barron Trump, ka pohuar në platformën X se kishte raportuar Lame tek autoritetet si “imigrant i paligjshëm”.