Aktorja e njohur, Kristen Stewart ka thënë se rrallë i shikon filmat deri në fund.
35 vjeçja, e cila është një ndër aktoret më të njohura në botë, ka pranuar se i duket e vështirë ta shikojë një film nga fillimi deri në fund.
“Tingëllon absurde kjo gjë e thënë nga unë duke marrë në konsideratë se kjo është ajo që unë dua të bëj gjithë jetën, por e kam të vështirë ta shikoj një film në tërësi”, ka thënë ajo ndërkohë që po fliste në “France’s Deauville Film Festival”.
Përveç kësaj, ylli ka treguar se inspirohet nga novelistja dhe regjisorja Catherine Breillat dhe se ishte pikërisht ajo që e ka inspiruar të debutojë si regjisore me filmin “The Chronology of Water”, ka raportuar FemaleFirst.
Ajo gjithashtu ka treguar edhe për admirimin për filmin e vitit 2011 “The Piano Teacher”, regjinë e të cilit e ka bërë Michael Haneke.
“Është një nga filmat e mi te preferuar nga të gjitha kohërat”, ka thënë aktorja.
Filmi në fjalë është i bazuar në novelën e vitit 1983 që ka të njëjtin emër nga autorja Elfriede Jelinek.
“Mendoj se është një nga adaptimet më gjeniale që kam pasur shansin ta shoh e ta lexoj”, ka thënë tutje Stewart.
Ajo gjithashtu ka treguar se është fanse e madhe edhe e filmit “The Lovers on the Bridge”.
Ndërkohë Stewart më parë pati pretenduar se grave ju duhet ndihmë për të depërtuar në biznesin e filmit.
Ajo pati thënë se ka pasur vështirësi të gjejë mbështetje për debutimin si regjisore.
“Kjo nuk ka ndodhur pa ndihmë. Më duhet të bëj ca lëvizje të papërshtatshme në publik në mënyrë që t’i bëj njerëzit e duhur të më dëgjojnë”, pati thënë ajo për IndieWire.