Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kthehet “Peaky Blinders”

Tommy Shelby

Cillian Murphy në rolin e Tommy Shelbyt në serialin "Peaky Blinders"

Netflixi ka konfirmuar zyrtarisht se do të xhirohet filmi “Peaky Blinders”, në të cilin Cillian Murphy do të kthehet në rolin e Tommy Shelbyt.

Siç raporton “Deadline”, Netflixi i ka dhënë dritën e gjelbër filmit artistik ku do të luajë fituesi i Oscarit, Cillian Murphy, në një rikthim në rolin ikonik si lideri i klanit Birmingham.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tom Harper do të jetë drejtor i filmit. Ai ka punuar me serialin “Peaky Blinders” në gjysmën e sezonit të parë.

Prodhimi do të fillojë më vonë këtë vit me skenar të krijuesit të “Peaky Blinders”, Steven Knight. Filmi do të xhirohet në bashkëpunim me BBC Film.

Nuk ka detaje për filmin, por Knight më herët ka bërë të ditur se historia do të zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Duket se Tommy Shelby nuk ka mbaruar me mua... Është shumë shpërblyese të punosh sërish me Steven Knightin dhe Tom Harperin në versionin filmik të ‘Peaky Blinders’. Kjo është për fansat”, ka thënë Murphy pas zyrtarizimit të “Peaky Blinders” si film.

Seriali filloi të transmetohej në vitin 2013 në BBC 2 dhe pas katër sezonesh kaloi në BBC 1. Seriali zhvillohet në kohën e pas Luftës së Parë Botërore. Kishte korrur suksese të jashtëzakonshme.

Postimi i "Netflix"